Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:25, në Bërnjak të Zubin-Potokut, .
Sipas policisë, drejtuesi i veturës, mashkull kosovar, u ndalua nga zyrtarët policorë për një kontroll dokumentesh.
Gjatë kontrollit, i dyshuari filloi lëvizjen me veturë, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes.
Me këtë rast, shoferi goditi zyrtarin policor.
“Lidhur me rastin viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”

