Enj. Sht 10th, 2026

Moti Sot, e enjte 10 shtator 2026

Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet mot më i ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet në disa zona pritet të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31 gradë, transmeton KosovaPress.

Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Shqipëri

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Motit parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperatura me e ulet 16 ndersda me e larta 36 grade celcius. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Maqedoni e Veriut

Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.Temperatura me e ulet 10 ndersa me e larta 35 grade celcius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Postime të Ngjashme