Mër. Sht 9th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të kryesuar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Eliza Hoxha.
Gjatë këtij takimi u bisedua për marshin që do të organizohet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përfaqësuesit e “Liria ka emër” e njohën Myftiun Tërnava lidhur me organizimin dhe qëllimin e këtij marshi, i cili synon të përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe solidaritetit me ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe ofroi përkrahjen e nevojshme për mbarëvajtjen e marshit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe të unitetit qytetar në mbështetje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Postime të Ngjashme