Die. Sht 6th, 2026

11 migrantë në veturë, policia arreston të dyshuarin për kontrabandim

Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi është ndaluar duke drejtuar një automjet në të cilin ndodheshin 11 migrantë.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit është njoftuar Njësiti për Migrim, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”

Postime të Ngjashme