Enj. Gus 27th, 2026

Albana Bytyqi: Jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka deklaruar se është koha që të krijohen institucionet e vendit.

Bytyqi, gjatë një deklarimi para ndërtesës së qeverisë, tha se Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës, deri në krijimin e institucioneve.

“Është momenti i duhur që të vijë dhe të krijojë institucionet. E dimë që mbrojtjen kushtetuese jemi për këtu, për ta mbrojtur Kushtetutën. Gjithashtu, do të vazhdojmë ta mbrojmë Kushtetutën dhe asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet”, deklaroi Bytyqi.

Postime të Ngjashme