Mar. Gus 25th, 2026

Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin

Ministri në dertyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Ministri Sveçla e ka uruar Lopes për marrjen e detyrës së re, ndërsa gjatë takimit ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të EULEX-it dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në takim, Sveçla ka falënderuar gjithashtu EULEX-in për mbështetjen e dhënë gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok.

Ministri Sveçla dhe shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë në fushën e sundimit të ligjit.

Sveçla ka ritheksuar përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ka vlerësuar si të rëndësishëm thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me EULEX-in.

Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e mëtejshme të sundimit të ligjit në Kosovë.

Postime të Ngjashme