Mar. Gus 25th, 2026

Përfundon rrugëtimi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare, eliminohet nga Shqipëria

Kosova U21 është përshëndetur nga grupi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Humbja 3-1 në derbin vëllazëror ndaj Shqipërisë, ishte goditja përfundimtare për “Dardanët” të cilët shtojnë humbjen e dytë në grup pas asaj ndaj Algjerisë.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Ersi Bode, Valentin Daja dhe Arlind Leshi për “Kuqezinjtë”.

Ndërsa Kombëtarja Shqiptare ka ende mundësi për kualifikim, ku i duhet një fitore ndaj Algjerisë për të luajtur në gjysmëfinale.

Postime të Ngjashme