Kosovë
Sot parashihet Mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, në vende të caktuara, mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat me zhvillim konvektiv mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës. Temperatura minimale: 11–15°C. Temperatura maksimale: 24–28°C. Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–9 m/s. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, shpejtësia e erës mund të rritet përkohësisht
Shqiperi
Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës. Vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta 36 grade ceclius.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë shfaqje lokale të paqëndrueshmërisë, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura me e ulet 10 ndersa me e larta 38 grade celcius.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

