Mar. Gus 11th, 2026

Ali Ahmeti nga BDI: U ndjeva keq kur pash Kurtin krah Mickoskit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke treguar edhe për një moment që, sipas tij, e ka bërë të ndihet keq emocionalisht.

Ahmeti u pyet për qëndrimin e tij ndaj Kurtit dhe ndikimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti tha se e ka prekur veçanërisht fakti që Kurti ishte parë krah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një kohë kur, sipas tij, Mickoski kishte deklaruar se shqipja nuk kishte qenë asnjëherë gjuhë zyrtare.

“Nuk kam argumente, por më ka bërë goxha të ndihem keq kur e kam parë krah Mickoskit, kur tha se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare. Më solli në kujtesë nënën e Afrim Kalanicës”, tha Ahmeti.

Ai rrëfeu edhe një moment emocional që lidhet me familjen e dëshmorit Afrim Kalanica.

“Kur e pashë që lotët i ranë te varri i Afrim Kalanicës, i cili ka qenë një oficer i jashtëzakonshëm… Për çfarë u vra Afrim Kalanica, Fadil Nimani? Janë dëshmorë që kanë luftuar këtu, kanë mundur të vriten këtu”, deklaroi Ahmeti për 21.

Postime të Ngjashme