Sot nk raportohet për fluks të madh të hyrje-daljeve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, vetëm në pikëkalimet kufitare në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova variojnë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet edhe më e qetë, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minutash.

