Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.63 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.42 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.
Çmimi për naftën është liruar për 3 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.66 euro-centë, .
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

