Mër. Kor 22nd, 2026

Moti sot, i paqendrueshëm me rrebeshe shiu dhe erëra të forta, kërkohet kujdes

Kosovë

E mërkurë (22.07.2026) ..Temperaturat minimale: 13°C deri 16°C.. Temperaturat maksimale: 23°C deri 26°C. Era: Nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (3–9 m/s), duke sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët. Reshjet: Mot i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkime rrufesh

Shqipëri

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjsit do të vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
🌬 Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s. Temperatura me e ulet 16 ndersa me e larta e dites 35 grade celcius.
🌊 Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Maqedoni e Veriut

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Maqedonisë së Veriut (УХМР), parashikimi zyrtar për të mërkurën, 22 korrik 2026 është:
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell.
Gjatë ditës do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë më e përforcuar nga veriu. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale: 11°C deri në 20°C
Temperaturat maksimale: 27°C deri në 32°C

Postime të Ngjashme