Enj. Kor 16th, 2026

LDK lëviz me urgjencë drejt kuvendit të jashtëzakonshëm

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po mbahet një takim i brendshëm një ditë pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se e kanë me urgjencë thirrjen e kuvendit për shkak të formimit të institucioneve.

Manaj: Ka takim të brendshëm në LDK, kuvendi me urgjencë

“Është çështje e vendimit, tash deri sa të verifikohen. Është vetëm takim i brendshëm. (A e keni me urgjencë për formim të institucioneve?) Po”, tha Manaj, raporton KosovaPress.

Pas dorëzimit të djeshëm të nënshkrimeve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se janë ndërprerë negociatat me VV-në për formim të institucioneve.

Postime të Ngjashme