Die. Kor 12th, 2026

A e preku topi ndonjë kabllo te goli i Anglisë? Reagon FIFA

Një moment i diskutueshëm në çerekfinalen e Kupës së Botës mes Norvegjisë dhe Anglisë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore përpara se të përfundonte te një lojtar i Anglisë, në aksionin që çoi te goli i Jude Bellingham kundër Norvegjisë, ..
Madje, raportohet se përfaqësuesit e Norvegjisë e kishin raportuar incidentin edhe te gjyqtari gjatë ndeshjes.

Megjithatë, FIFA ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt të tillë. Sipas shtëpisë botërore të futbollit, teknologjia e topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë prekje.

“Sensori ‘heartbeat’ i topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë sinjal kontakti”, thuhet në qëndrimin e FIFA-s.

El balón sí tocó el cable de la cámara y cayó en el regazo de un miembro del equipo inglés, lo que permitió el gol de Bellingham contra Noruega.

La FIFA afirma que no se registró contacto: “El sensor de latido del balón conectado no tiene señal”.

El equipo de Noruega también lo… pic.twitter.com/7gZPbqfBaz

— Libre Oposición (@Libre_Oposicion) July 12, 2026
Kujtojmë që Anglia siguroi kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi fitoi 2:1 ndaj Norvegjisë.

Postime të Ngjashme