Sht. Kor 11th, 2026

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, sipas të cilit nuk ka kolona apo pritje të gjata në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:02, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë në hyrje apo dalje.

Pritja pak më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet në hyrje presin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje pritja është 3 deri në 5 minuta.

Edhe për automjetet e transportit të mallrave (kamionët), situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të evidentuara.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që para nisjes së udhëtimit të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi mund të ndryshojë varësisht nga lëvizja e udhëtarëve.

Postime të Ngjashme