Derbi shqiptar i raundit të parë kualifikues për Conference League, i ka takuar Vllaznisë së Shkodrës, e cila fitoi ndaj Malishevës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Loro Boriçi” ishte 2-1, .
Malisheva e nisi më mirë takimin, duke kalaur në epërsi qysh në minutën e tretë, me golin e Laurent Xhylenit.
Pjesa e parë u mbyll me barzim, pasi Klinti Qato shënoi në minutën e 37-të.
Golin e fitores për Vllanzninë, e shënoi Emiljano Musta, në minutën e 56-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkuren e ardhshme, më 15 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

