Enj. Kor 9th, 2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se do të shkojë në takim me kryetarin e Lëvzijes Vetëvendoje për për krijimin e institucioneve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, Abdixhiku tha se do të ftojë Partinë Demokratike te Kosoves dhe Aleancën për të kuptuar edhe pozicionet e tyre.

“Unë sot kam marrë një letër-ftesë për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, këtë herë do të takohemi dy me dy. Dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Besoj që kohën e takimit do ta aranzhojnë ekipet tona, por ky le të jetë një takim i parë dhe po ashtu do të provoj të takohem dhe me liderë të tjerë të partive politike, të PDK-së e AAK-së, për të parë dhe kuptuar edhe pozicionet e tyre. Në këtë fazë do ta bëj publike, për gjithë vendin, që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani. Pra, nuk ka pasur komunikime paraprake, nuk ka pasur komunikime të tjera”, tha ai.
Kryetari i LDK-së tha se nuk do të flasë për emra të përveçëm për kandidat për president, por do të dëgjojë edhe kryeministrin në detyrë për ofertat e tij.

Lexo po ashtuRriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobiten institucionetAi tha se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne do të ulemi me parimet tona, në këtë fazë nuk do flasim për emra, do të dëgjojmë edhe palën tjetër. Të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme. Do të ishte çmenduri politike në qoftë se Kosova edhe një herë shkon në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuojmë në një gjendje të tillë. Po shkojmë me një vullnet të mirë. Edhe herën e kaluar arsyeja për shkuarjen në zgjedhje ka qenë apetiti i partisë së pare që të ketë të gjitha institucionet për vete”, tha ai.

Postime të Ngjashme