Enj. Kor 9th, 2026

Lumbardha Misini firmos me Leverkusenin në Bundesliga

Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Lumbardha Misini, ka kompletuar transferimin te Bayer Leverkusen, pasi Servette ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për shitjen e saj.

Klubi zviceran njoftoi se ky është transferimi më i madh në historinë e Servette, duke e bërë largimin e Misinit një moment historik për klubin.

Misini iu bashkua Servettes verën e kaluar nga Trabzonspori dhe gjatë një sezoni zhvilloi 25 paraqitje me fanellën e klubit zviceran. Ajo ishte një nga lojtaret kyçe në suksesin e ekipit, duke ndihmuar Servetten të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Zvicrës.Paraqitjet e saj të mira me klubin dhe Kombëtaren e Kosovës tërhoqën vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, ndërsa në fund Bayer Leverkusen siguroi shërbimet e saj

Postime të Ngjashme