Enj. Kor 9th, 2026

Messi apo Ronaldo? Përgjigjet Granit Xhaka

Granit Xhaka pas kualifikimit në çerekfinale me Kombëtaren e Zvicrës, është pyetur rreth debatit Messi apo Ronaldo.

Mesfushori shqiptar dha një përgjigje, duke lënë të kuptojmë që s’do të përfshihet në këtë debat,

Ai tha se të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe është i lumtur që luan në epokën e të dyve.

“Është një privilegj i madh të jem në gjendje të luaj në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Të dytë janë nga lojtarët më të mëdhenj në histori”, u shpreh Xhaka

Kujtojmë se Zvicra do të luajë pikërisht ndaj Argjentinës në raundin tjetër të Kupës së Botës.

Postime të Ngjashme