KOSOVË
🌤️ E enjte (09.07.2026)
🌤️ Parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
🌡️ Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C.
💨 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.
SHQIPËRI
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 36 grade celcius.Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat në nivel vendi:
Temperatura minimale: nga 13°C deri në 20°C
Temperatura maksimale: nga 30°C deri në 37°C

