Mar. Qer 30th, 2026

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash.

I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.

Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si edhe njësinë policore me qen (K-9).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi

Postime të Ngjashme