Mar. Qer 30th, 2026

Në Fushë Kosovë arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjes dhe pranimit të sendeve të vjedhura.

Sipas policisë, dy nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa i dyshuari i tretë dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit për kryerjen e vjedhjeve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për pranimin e sendeve të vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Postime të Ngjashme