Pre. Qer 26th, 2026

Dëmtoi qëllimisht byzylykun elektronik të mbikëqyrjes, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik, që i ishte vendosur me urdhër të gjykatës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka asgjësuar ose dëmtuar pajisjen elektronike të mbikëqyrjes që e mbante në bazë të një vendimi gjyqësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 25.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qëllimisht kishte dëmtuar dhe humbur byzylykun elektronik të vendosur me urdhër të Gjykatës.. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Postime të Ngjashme