Pre. Qer 26th, 2026

Holanda e mbyll me fitore ndaj Tunizisë, Japonia dhe Suedia ndahen në paqe

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupit F në Botëror.

“Tulipanët”, arritën një fitore të lehtë ndaj Tunizisë 1-3, duke e konsoliduar vendin e parë në grup.

Golat për Holandën ishte Skhiri (autogol), Brobbey dhe Van Hecke, ndërsa për Tunizinë ishte Mastouri.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Japoni-Suedi, u mbyll me barazim 1-1 por që ishte një i dobishëm për të dyja, pasi që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Golat u shënuan nga Maeda për Japoninë dhe Elanga për Suedinë.

Holanda, në raundin tjetër ka kundërshtar Marokun, ndërsa Japoninë e pret një përballje e vështirë ndaj Brazilit, ndërsa Suedia është ende në pritje.

Postime të Ngjashme