Ministria e Brendshme në Shqipëri ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.
Burime nga ministria e Brendshme për Top Channel, bëjnë me dije se ministri Besfort Lamallari, pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse që, sipas burimeve zyrtare, kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.
Urdhri është përcjellë për zbatim te strukturat e Policia e Shtetit, si dhe te autoritetet e kufirit dhe migracionit, të cilat do të marrin masat përkatëse për zbatimin e vendimit.
Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke komentuar praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë.
Igballe Berisha Huduti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti ‘motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit, Kasem Sulejmani, i vrarë në luftën me SHBA-në.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Huduti thekson se pjesëmarrja në protestë nuk lidhet me interesa personale apo përfitime, por me bindje patriotike dhe qytetare, duke shtuar se zëri i saj do të mbetet në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik.
Ajo thekson se është shqiptare dhe është përgjegjëse për fatin e kombit, ndërsa bën thirrje për dialog.
Kreu i qeverisë publikoi fotografi dhe ngriti akuza ndaj saj për deklarata që, sipas tij, përmbajnë mesazhe nxitëse dhe retorikë ekstremiste. Rama e lidhi gjithashtu figurën e saj me mbështetjen ndaj ish-gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe publikoi një foto ku ajo shfaqej pranë ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.
lexo lajmin edhe ne

