Enj. Qer 25th, 2026

Përleshje masive në Lipjan/ Arrestohen 15 persona, 11 të lënduar

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të mërkurën në Lipjan, ku si pasojë 11 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, .

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026 rreth orës 18:20. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë, 15 persona janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Policia ka arrestuar të gjithë të dyshuarit e përfshirë në rast, ndërsa me vendim të prokurorit, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./

Postime të Ngjashme