KOSOVË
Pas disa ditësh me luhatje të motit, e enjtja pritet të karakterizohet nga kushte më të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.
Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë një ditë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe pa ndikim të madh në zhvillimin e motit.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së enjte, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa mundësitë për reshje do të jenë të vogla.
“Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me gjasa të vogla për reshje”, thuhet në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
“Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët”, thekson IHMK-ja, duke bërë të ditur se dita do të jetë e favorshme për aktivitetet në ambiente të hapura dhe lëvizjet jashtë.
SHQIPËRI
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm.
Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 36 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Për sot, e enjte, 25 qershor 2026, në pjesën më të madhe të Maqedonia e Veriut pritet mot i ngrohtë deri i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta.Për sot në nivel të Maqedonisë së Veriut, temperaturat pritet të lëvizin afërsisht: 🌡️ Temperatura më e ulët: rreth 13–16°C, kryesisht në zonat malore .🔥 Temperatura më e lartë: rreth 35–36°C, veçanërisht në juglindje.

