Hën. Qer 22nd, 2026

Tragjike: Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një punëtor ka humbur jetën sot tragjikisht në Prizren, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, raporton KosovaPress.

Sipas Policisë, viktima është goditur nga një mjet i punës (vinç), gjatë kohës sa ishte duke punuar.

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

/Kosovapress/

Postime të Ngjashme