Hën. Qer 22nd, 2026

Vdes një 50-vjeçar në Drenas, dyshohet se u godit nga energjia elektrike

Një person 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Negroc të Drenasit, ku dyshohet se është goditur nga energjia elektrike.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Po, është e vërtetë”, tha shkurtimisht ai.
Viktima është Bedri Krasniqi, vëllai i Gani Krasniqit që është anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se humbja e tij është një dhimbje e thellë për të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bedri Krasniqit. Familjes Krasniqi, në veçanti anëtarit të Kuvendit Komunal, Gani Krasniqi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vëllait të tij. Lutem që Zoti ta mëshirojë Bedriun, ta shpërblejë me xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegramin e kryetarit Lladrovci.

/Kosovapress/

Postime të Ngjashme