Hën. Qer 22nd, 2026

Arrestohet një person, konfiskohet arma me fishekë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:45 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Rexhep Bislimi”, një person që ndodhej në ambientet e një lokali ishte parë me një armë zjarri.

Lidhur me këtë menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar atë në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Më tutje bëhet e ditur se tek i njëjti është gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari e kishte hedhur pasi kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.

Arma e zjarrit me tre fishekë janë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit M.H ( 40 vjeç) është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

Postime të Ngjashme