Hën. Qer 22nd, 2026

Moti sot e hënë 22.06.2026

KOSOVË

E hëna do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të shtohen gradualisht dhe në disa zona pritet të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

SHQIPËRI

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët.
Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites
ndërprerje të reshjeve.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s. Temperatura me e ulet 16 ndersa me e larta e dites 37 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të zhvillohen vranësira të paqëndrueshme, të ndjekura nga shiu, bubullima, erë e fortë dhe do të ketë kushte për shfaqjen e breshërit.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell në mëngjes me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të ndjekura nga shiu, bubullima dhe erë e fortë veriore.
Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.

Postime të Ngjashme