Pas largimit të Sami Borocit, skuadra e Malishevës ka prezantuar Drejtorin e ri Sportiv.
Në këtë pozitë është emëruar Arbias, Morina.
Morina ka shumë vite që është pranë klubit të Malishevës, derisa ka punuar si agjent i lojtarëve.
”Me kënaqësi ju prezantojmë Drejtorin tonë të ri Sportiv, Arbias Morina.
Arbiasi ka qenë pranë klubit për shumë vite dhe e njeh mirë strukturën, kulturën dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Gjatë tre viteve të fundit, ai ka punuar si agjent i lojtarëve, duke fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin dhe zhvillimin e talenteve, si dhe duke ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimesh në futboll.
Jemi të bindur se me vizionin dhe përvojën e tij, Arbiasi do të japë një kontribut të madh në realizimin e objektivave tona sportive.
Suksese në detyrën e re, Arbias!”, thuhet në njoftim.

