Sht. Qer 20th, 2026

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim, duke mbyllur kështu të gjitha aktivitetet e numërimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se institucioni është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por paraprakisht duhet të përfundojnë afatet ligjore për paraqitjen e ankesave dhe të merret konfirmimi nga PZAP nëse ka raste në shqyrtim.

Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave dhe konfirmimit nga PZAP-ja, KQZ-ja pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjev

Postime të Ngjashme