Enj. Qer 18th, 2026

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës ishte një prej krimeve që u mbajt shumë gjatë në heshtje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot Konferencën në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt: “Së bashku për njohje dhe mbështetje”.

Në fjalën e saj para pjesëmarrësve të kësaj konference, U.D. Presidentja Haxhiu, ka thënë se në Kosovën e pasluftës, shumë gjëra u numëruan: shtëpitë e djegura, masakrat, njerëzit e vrarë, të pagjeturit, dëmet, varret, kolonat e gjata, u numërua ajo që shihej, por sipas saj, ajo që kishte mbetur brenda njeriut, mbeti pa emër dhe pa vend në rrëfimin tonë publik.

“Dhuna seksuale gjatë luftës ishte një prej krimeve që u mbajt shumë gjatë në heshtje. U bë strehë për një dhimbje që njeriu e mban me vete, edhe kur mbaron lufta. Për këtë krim, fjala erdhi vonë ngase rrethohej me shumë frikë, shumë turp dhe shumë gjykim. Për këtë arsye, sot duhet të flasim me shumë kujdes. Rrëfimi u takon personave të dhunuar gjatë luftës. Ne jemi këtu për ta thënë qartë se Republika e Kosovës, Republika jonë, u ka borxh njohje, drejtësi dhe kujdes shtetëror”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se ata që e kryen këtë krim dhe urdhëruan duhet të ndëshkohen nga sistemi jonë i drejtësisë, e që sipas U.D. Presidentes Haxhiu është bërë shumë pak në këtë drejtim pas përfundimit të luftës.

“Fatkeqësisht, misionet ndërkombëtare që erdhën në Kosovë për këtë qëllim, asnjëherë nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve, që Serbia i ka bërë në vendin tonë. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris edhe sot: misionet që kishin përgjegjësi të merreshin me krimet e luftës, në fakt, nuk u morën me to. Viteve të fundit ka pasur përparime në këtë drejtim, besoj se për këtë pajtohemi të gjithë. Por krimet e kryera nga Serbia në Kosovë kanë qenë aq të shumta e aq të rënda, sa edhe hapat e ndërmarrë së fundmi, sado të rëndësishëm, ende duken të pamjaftueshëm”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu iu ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, që të ndërmarrin veprime dhe të mos ndalin angazhimin për adresimin e krimeve të luftës.

“Tashmë, fatmirësisht, ka edhe dënime ndaj personave që kanë kryer dhunë seksuale gjatë luftës, siç ka edhe shumë hetime e aktakuza. Me këtë rast, duhet ta falënderoj znj. Feride Rushiti për punën e madhe që ka bërë në këtë drejtim, por edhe të gjitha organizatat që, në fakt, e kanë zëvendësuar shtetin. Sepse është shteti ynë ai që është dashur të merret me këtë çështje që nga përfundimi i luftës. Megjithatë, veprimet që ndërlidhen me fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, me rritjen e numrit të policëve, me Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale, si dhe me gjykimin në mungesë, janë ndërmarrë shumë vonë”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej tha se puna e institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë, sepse krimet e luftës, siç e dimë, as nuk falen, pra nuk amnistohen dhe as nuk parashkruhen.

“Ndëshkimi i kriminelëve, përveç tjerash dërgon edhe mesazh të qartë se shkeljet e rënda të drejtave të njeriut nuk do të mbeten pa ndëshkim. Prandaj edhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ndalet puna dhe angazhimi. Por, edhe me rastin e aktgjykimeve dënuese për krimet e luftës shtohet edhe besimi në institucione dhe njihet vuajtja e personave të dhunuar gjatë luftës”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se shteti nuk mund ta zhbëjë atë që ka ndodhur, por shteti është i pranishëm me mekanizma, me njerëz dhe me institucione që po e bëjnë rrugën më të lehtë për të mbijetuarit dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Unë i bashkohem thirrjes së Komisionit, që të aplikohet për njohje të statusit, sepse kësisoj edhe evidentohet një krim i rëndë që ka ndodhur në periudhën e luftës, por edhe shteti tregon kujdes për personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Postime të Ngjashme