Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi jonë pritet të ndikohet nga masa ajrore pak më të freskëta, duke sjellë temperatura disi më të ulëta krahasuar me ditët e fundit.
Sipas IHMK-së, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vende-vende priten riga të dobëta shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Shqipëri
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s. Temperatura me e ulet 12 dersa me e larta 31 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

