Enj. Qer 11th, 2026

5 të lënduar nga aksidenti në rrugën Prugoc-Besi

Një aksident ka ndodhur në fshatin Besi gjate oreve te hershme te mengjesit.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ku bëri të ditur se pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Postime të Ngjashme