Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për naftën, benzinën dhe gazin, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.53 euro për litër, i benzinës 1.40 euro për litër, ndërsa i gazit 0.68 euro për litër.
Këto çmime janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë.

