Në Prishtinë sot shënohet Dita e Çlirimit.
Në 27-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Komuna ka planifikuar një sërë aktivitetesh, r.
Agjenda është si në vijim:
10:00 Homazhe dhe nderime pranë varrezave të Dëshmorëve (Lagjja Velania);
10:30 Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti (Sheshi “Zahir Pajaziti”);
11:00 Seanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Salla e Kuvendit Komunal);
12:00 Marshi i UÇK-së. Marshi organizohet nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Sheshi “Skënderbeu”);
18:00 Ndeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit (Stadiumi “Fadil Vokrri”);
18:30 Koncert festiv me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Sheshi “Skënderbeu”).

