Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare.
Totaj ka thënë se qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre të prerë: Kosova ka nevojë për bashkëpunim, stabilitet dhe një qeverisje efikase.
Asnjë parti, sipas tij, nuk mund të ecë përpara e veme, prandaj ai thotë se është koha të ulen tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik.

