Hën. Qer 8th, 2026

IKD: Të gjitha gjobat e KPM për shkeljet e medieve, janë të kundërligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizoi konferencë për medie, në të cilën publikoi raportin “Kur rregullatori shkel rregullat: Kundërligjshmëria e gjobave të KPM-së ndaj shkeljeve të mediave”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Musliu paraqiti gjobat e shqiptuara nga ana e KPM ndaj medieve, që nga funksionalizimi i këtij instituticioni.

Mes tjerash, ai theksoi se të njëjtat kanë të bëjnë kryesisht me shkeljet e medieve përgjatë fushatave zgjedhore të proceseve zgjedhore të vitit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit 2026.

“Arsyet se pse janë të kundërligjshme të gjitha këto vendime, u elaboruan nga Shala. Ky i fundit vendimet e KPM i ndau në dy grupe. Për vendimet lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve të vitit 2025, Shala tha se janë të kundërligjshme pasi janë marrë shumë kohë pas afateve të përcaktuara nga Rregullorja KPM-2024/03”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim derisa, të gjitha vendimet, përfshirë fushatat zgjedhore nga viti i kaluar dhe këtë të fundit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026, Shala theksoi se janë nxjerrë në një procedurë ku rol të rëndësishëm ka pasur Zyra Ekzekutive e KPM-së, e cila sipas tyre është drejtuar për vite nga një ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv përtej afateve të lejuara me ligj.

“Kurse, Miftaraj tha se e situata me KPM sa i përket gjobave të kundërligjshme, është pasojë e dështimit institucional. Ai përmendi në radhë të parë Kuvendin e Kosovës, theksuar se nuk e ka mbajtur KPM-në me kuorum. Derisa, shtoi se përgjegjësia bie edhe mbi KPM, e cila nuk e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, por këtë pozitë po e mban me ushtrues detyre”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme