Die. Qer 7th, 2026

Qytetari e shkruan në fletëvotim: S’ka arsim, spitale, çerdhe, s’ka as vota

Një qytetar i Kosovës ka shprehur revoltën e tij duke prishur fletëvotimin.

Sipas fotografisë së dërguar në redaksi ai ankohet për mungesë të shkollave, çerdheve duke shtuar në fund ”s’ka as vota”.

Përndryshe sot Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deri në ora 13:00 kanë votuar 311 mijë e 11 qytetarë sipas të dhënave të KQZ-së që përfaqëson 15.87% të votuesve të përgjitshëm.

Të drejtë vote në nivel vendi kanë rreth 2 milionë qytetarë.

Postime të Ngjashme