Die. Qer 7th, 2026

Voton Ardian Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor.

Gjini ka votuar në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.

“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e veta. Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet me thënë fjalën e vet sot urime këto zgjedhje , shpresoj që me sjellë ditë më të mira për Kosovën”, tha Gjini.

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme