Sht. Qer 6th, 2026

Hovenier: Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier,deklaroi se nuk është e zgjuar që partnerët kryesorë të sigurisë së Kosovës të shihen si pengesë.

“Kosova varet nga garancitë e sigurisë së SHBA-së, të cilat janë një arsye krenarie për ne dhe jemi të lumtur t’u ofrojmë, si dhe nga partnerët e tjerë. Por në këto rrethana nuk është gjithmonë e mençur të trajtohen garantuesit dhe partnerët më të fuqishëm si pengesa që duhet menaxhuar. Më mirë do të ishte që ata të trajtoheshin si partnerë aktivë”, tha Hovenier .

Ish-ambasadori foli edhe për qeverisjen aktuale në vend, duke theksuar se pavarësisht sfidave, Kosova ka një të ardhme premtuese.

“Do të hezitoja të spekuloja për motivimet e kryeministrit Kurti ose të udhëheqësve të Vetëvendosjes. Unë vetëm po paraqes vëzhgimet e mia, por një gjë e kam të qartë: Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese”, tha Hovenier.

Postime të Ngjashme