Pre. Qer 5th, 2026

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja.

“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri Albin Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Pas dy urave të ndërtuara vitin e kaluar, dje filloi ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja, duke sjellë më shumë liri të lëvizjes dhe qarkullim më të madh.

“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin, dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme