Pre. Qer 5th, 2026

Një hap drejt historisë, vashat e Kosovës synojnë të prekin ëndrrën në Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës e femrave do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të saj.

“Dardanet”, vihen përballë një kombëtareje të fortë siç është Kroacia, në një ndeshje, e cila premton të dhurojë spektakël.

Një fitore e vajzave tona do t’i siguronte jo vetëm ngritjen në ligën B, por do t’i siguronte vendin e parë dhe kualifikimin në fazën play-off të Botërorit.

Kosova, kampanjën e nisi me një fitore të thellë 0-6 ndaj Gjibraltarit, ku pasoi me një fitore ndaj kundërshtarit të sotëm Kroacisë, 1-0 si dhe dy fitore rresht ndaj Bullgarisë në Sofje dhe në Prishtinë.

Ndeshja e sotme luhet në “Fadil Vokrri” në orën 19:00, ndërsa e përmbyllim ndaj Gjibraltarit të martën.

Postime të Ngjashme