Enj. Qer 4th, 2026

Vrasja e policit Mekolli, nisin procedurat për ta shpallur “dëshmor i atdheut”

Nga spitali i Traumës ku vizitoi policin e plagosur, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari bëri të ditur se rënia në krye të detyrës së 34-vjeçarit Enea Mekolli e çon në 232 numrin e të rënëve në detyrë, ndërsa njoftoi se ka nisur procedurat për shpalljen dëshmor i atdheut.

“Kam kërkuar dhe nisjen e procedurave menjëherë edhe për shpalljen të dëshmorit i atdheut. Kemi plot 232 tashmë sot për fat të keq efektiv policie të cilët janë martirë të policisë. Është një fatkeqësi si për familjen dhe për gjithë shtetin shqiptar.

Patjetër kam shprehur dhe më herët në komunikim dhe me drejtorin e përgjithshëm i kam kërkuar të bëhet një vlerësim i plotë katërcipërisht i situatës, respektimit të protokolleve dhe ndërmarrjes së veprimeve të duhura, disiplinore dhe çdo mase tjetër ligjore konform ligjit në fuqi dhe përgjegjësisë që gjithsecili duhet të ketë për menaxhimin e kësaj situate. Nga ana tjetër patjetër jemi pranë edhe familjes së efektivit të plagosur Edison Adri me çdo mbështetje të kërkuar dhe të nevojshme” tha Lamallari.

Postime të Ngjashme