Hën. Qer 1st, 2026

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e maturës shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për provimin e maturës shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës e Kosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.

“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë ministria.

Ndërkohë, 20 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit parauniversitar.

Postime të Ngjashme