Hën. Qer 1st, 2026

Gjykata Themelore e dënon Avni Zogianin e VV-së për shpifje ndaj Ferat Shalës

Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jomaterial përmes shpifjes.

“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jomaterial përmes shpifjes.Për mua, kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale.

Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike apo personale.Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në të vërtetën.Dinjiteti mbrohet. E vërteta triumfon”, ka shkruar Shala.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme