Partitë politike kanë planifikuar tubime të ndryshme me qytetarë gjatë së hënës, në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë tri tubime elektorale në tri qytete të ndryshme, derisa do të ketë edhe takime të tjera me qytetarë.
Tubimet e LDK-së gjatë së hënës:
– Rahovec ora 17:00 – Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”
– Prizren ora 18:30 – Sheshi i Lidhjes
– Dragash ora 20:00 – Hotel Meka.
Fushata Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
16:00 – Tubim zgjedhor me gratë. (Hotel “Emerald”)
18:00 – Tubim zgjedhor në Malishevë. (Obori i shkollës “Ibrahim Mazreku”)
19:30 – Tubim zgjedhor në Drenas. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”)
Tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje:
17:30 – Tubim zgjedhor në Rahovec.
19:00 – Tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës)
21:00 – Tubim zgjedhor në Malishevë. (Shkolla “Ismail Qemali”, fshati Bellanicë)
Fushata zgjedhore e Alenacës:
18:00 – Alenaca mban tubim zgjedhor në Gjilan. (Amfiteatri i parkut të lagjes Dardania)

