Kosovë
Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu 🌦️ të shoqëruara me shkarkesa elektrike ⚡. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri 🌨️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9–12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26–29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 🌬️ me shpejtësi 1–11 m/s.
Shqipëri
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat, të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s . Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta e dites 34 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

